Ky është laptopi i parë gaming 14-inç me procesor AMD

Shkencë & Teknologji

Ky është laptopi i parë gaming 14-inç me procesor AMD

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:10
Razer Blade

Razer prezantoi në evenimentin vjetor E3 2021 një laptop gaming 14-inç Blade i cili për herë të parë ka harduerin e AMD që mund të ndryshojë plotësisht eksperiencën gaming.

Laptopi i fundit Razer Blade 14 inç ishte tre vite më parë dhe nuk përfshin një procesor AMD. Tashmë adhuruesit e lojërave nga laptopët dhe fansat e Razer do të kenë në dispozicion një prej altpopëve më të shpejtë në kategorinë e tij.

Vjen në ngjyrë të zezë dhe përdoruesit mund të blejnë tre versione. Modeli bazë fillon nga 1,799 dollarë ndërsa më i shtrenjti shkon deri në 2,799 dollarë.

Specifikat e tre modeleve janë si mëposhtë:

Razer Blade 14 – Full HD 144Hz – GeForce RTX 3060 – Black:

AMD Ryzen 9 5900HX

Windows 10 Home

14″ 144Hz Full HD

GeForce RTX 3060

16GB RAM, 1TB SSD

Razer Blade 14 – QHD 165Hz – GeForce RTX 3070 – Black:

AMD Ryzen 9 5900HX

Windows 10 Home

14″ 165Hz QHD

GeForce RTX 3070

16GB RAM, 1TB SSD

Razer Blade 14 – QHD 165Hz – GeForce RTX 3080 – Black:

AMD Ryzen™ 9 5900HX

Windows 10 Home

14″ 165Hz QHD

GeForce RTX 3080

16GB RAM, 1TB SSD

Diferencat mes modeleve fokusohen tek rezolucioni i ekranit, frekuenca e rifreskimit dhe karta grafike. Modeli bazë ka ekran vetëm 1080p ndërsa dy të tjerët me rezolucione QuadHD por mbesim pa opsion 4K.

Normalisht me brendin Razer vinë edhe tastiera me ndriçim Razer Chroma, Audio Hapësinore THX dhe porta të bollshme konektiviteti. Në krye të ekranit gjendet një kamër 720p.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat