Bitcoin humbet 7% të vlerës, kjo është arsyeja

Shkencë & Teknologji

Bitcoin humbet 7% të vlerës, kjo është arsyeja

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 09:23
Elon Musk

Bitcoin ra me 7% ditën e Premte duke humbur 2,666 dollarë. Kriptomonedha më e madhe në botë dhe më e njohura, ka humbur 45.5% të vlerës rekord që arriti në muajin Prill prej 64,895 dollarë.

Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë ra me 8.6% në 2,165 dollarë gjatë ditës së sotme.

Arsyeja e kësaj rënie mbetet e paqartë ndër kriptomonedha filloi të rikuperonte një pjesë të vlerës humbur pas komenteve negative nga CEO i Tesla Elon Musk.

Kur kompania e këtij të fundit bleu 1.5 miliardë dollarë Bitcoin, Musk premtoi se përdoruesit do të mund të blinin makinat Tesla me kriptomonedhën.

Megjithatë ai u tërhoq nga këto komente në Maj duke nisur kështu një shitje të kriptomonedhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat