Grupet në Telegram tashmë mund të realizojnë video thirrje

Shkencë & Teknologji

Grupet në Telegram tashmë mund të realizojnë video thirrje

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 18:14
Telegram

Aplikacioni i komunikimit Telegram lançoi ditën e Premte opsionin për të realizuar video telefonata në grup në mobile dhe desktop, diçka e premtuar që prej muajit Prill 2020.

Bisedat zanore në grup në platformë mund të shndërrohet në biseda me video duke klikuar ikonën e kamerës.

Telegram thotë se një numër i pakufizuar përdoruesish mund të marrin pjesë në thirrje vetëm audio por ato video janë të kufizuara në vetëm 30 persona.

Por kompania ka planifikuar të rrisë këtë limit së shpejti. Përdoruesit kanë mundësi të ndajnë edhe ekranet e tyre gjatë një video thirrjeje.

CEO i Telegram Pavel Durov kishte thënë në Janar se aplikacioni kishte 500 milionë përdorues aktivë dhe një pjesë e madhe e tyre erdhën nga rivalët si WhatsApp pas miratimin të politikës së re të privatësisë.

Përveç video tirrjeve në grup Telegram solli opsione të reja si reduktim i zhurmave në sfond dhe sfondet e animuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat