Shpërthimi i pashpjegueshëm hapësinor dhjetë herë më i fuqishëm se supernova, zbulohet nga shkenca

Shkencë & Teknologji

Shpërthimi i pashpjegueshëm hapësinor dhjetë herë më i fuqishëm se supernova, zbulohet nga shkenca

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Një shpërthim i pamasë, i panjohur më parë, nga thellësitë e hapësirës, i ndodhur rreth 13 miliardë vjet më parë, është prova e parë e një tipi të ri ylli, sugjeron një studim i ri.

Shpërthimi i njohur nga shkenca si  ‘Hipernova Magneto-Rotacional’ ka 10 herë fuqinë e një  supernova (shpërthimi i një ylli).

Kjo mund të jetë arsyeja përse një yll ‘primitiv’ në galaktikën tonw Rruga e Qumështit, i njohur nga shkenca si  SMSS J200322.54-114203.3, ka më shumë elemente metalike si zink, uranium dhe flori, sesa trupa të tjerë qiellore më të njëjtën moshë.

Këto metale vijnë nga shkrirje të yjeve neutron, por jo në nivelet e para në yllin SMSS J200322.54-114203.3.

“Ylli të cilin po shikojnë ka nivele të raportit hekur/hidrogjen rreth 3000 herë më të ulëta sesa dielli  – që është diçka shumë e rrallë: Këtë ne e quajmë yll të varfër në metale”, thotë studiuesi australian Dr. Yong.

Studimi i ri thotë se ky besohet se është nga yjet e parë të universit, të cilët besohet se ishin të mbushur vetëm me hidrogjen dhe helium. Ai ka shpërthyer pak pas formimit te tij duke prodhuar yje neutron ose vrima të zeza, me elementë më të rëndë për yjet e gjeneratave të ardhshme.

“Masa shtesë e këtyre elementëve duhet të ketë ardhur nga diku”, thotë bashkëautori i studimit Chiaki Kobayashi i Universitetit të Hertfordshire.

“Ne kemi gjetur provat e para observacionale të një tipi të ri hipernova, që prodhon të gjithë elementët e tabelës periodike njëherësh, pra një vetëshpërthim të brendshëm të një ylli gjigand të magnetizuar në rrotullim. Ky është i vetmi shpjegim për rezultatin”.

Megjithse shkencëtarët njohin ekzistencën e hipernovave prej viteve 1990të, kjo është hera e parë që ata zbulojnë rrotullim të shpejtë forca magnetike që tërheqin metalet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat