Shpiket gjeneratori më i madh ujor në botë/ Do të furnizojë me energji 2000 shtëpi për 15 vjet

Shkencë & Teknologji

Shpiket gjeneratori më i madh ujor në botë/ Do të furnizojë me energji 2000 shtëpi për 15 vjet

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 22:10
Gjeneratori më i madh ujor në botë

Një turbinë ujore prej 680 tonësh e cilësuar si më e fuqishmja në botë ka filluar të prodhojë energji elektrike në brigjet verilindore të Skocisë.

Orbital O2 është ankoruar pranë Orkney dhe ka kapacitetin për të përmbushur kërkesën vjetore të energjisë elektrike për 2,000 shtëpi për 15 vitet e ardhshme.

U deshën rreth 15 vjet për të zhvilluar dhe 18 muaj për të ndërtuar turbinën e parë tregtare, të cilën kompania e ka përshkruar si një "moment historik".

Superstruktura e turbinës 2MW, e cila noton në sipërfaqen e ujit, u lëshua në pozicionin e saj në maj dhe është e lidhur me rrjetin lokal të energjisë elektrike në tokë përmes një kabllo nënujore.

Eshtë e ankoruar në 35 metra/katrorë ujë dhe fillon të prodhojë energji të pastër nëpërmjet ujit. 

Shefi ekzekutiv i Orbital, Andrew Scott tha: 'Ky është një moment historik për O2 dhe unë do të doja të përgëzoja të gjithë ekipin në Orbital dhe zinxhirin tonë të furnizimit për ofrimin e këtij projekti pionier të energjisë së rinovueshme në mënyrë të sigurt dhe të suksesshme".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat