Krijohen panelet solare që funksionojnë edhe natën

Shkencë & Teknologji

Krijohen panelet solare që funksionojnë edhe natën

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Shkencëtarët e Universitetit të Stanfordit, kanë zhvilluar panelet solare që funksionojnë edhe gjatë natës. Me këtë do të reduktohet nevoja për përdorimin e baterisë që zakonisht përdoret për akumulimin e energjisë elektrike.

Panelet gjatë ditës absorbojnë rrezet e diellit, kurse gjatë natës rrezatojnë nxehtësinë e akumuluar, proces ky që quhet ftohje e rrezeve.

Kështu krijohet një lloj ndryshimi i temperaturës mes paneleve të ftohta dhe atyre të nxehta. Përdorimi i këtyre paneleve nënkupton përdorimin e gjeneratorit termoelektrik.

Fjala është për një pajisje të lirë që bën ndryshimin e temperaturës e shndërron në energji elektrike. Mund të montohet lehtë në panelet ekzistuese.

Krijuesit theksojnë se panelet gjenerojnë më pak energji gjatë natës, krahasuar me sasinë e gjeneruar gjatë ditës. Por pretendojnë se përmirësimet do ta bëjnë ndikimin e tyre 20 herë më të madh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat