Dy asteroidë kalojnë jashtëzakonisht afër Tokës brenda një periudhe kohore prej vetëm disa orëve

Shkencë & Teknologji

Dy asteroidë kalojnë jashtëzakonisht afër Tokës brenda një periudhe kohore prej vetëm disa orëve

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Jo një, por dy asteroidë përafërsisht me madhësinë e autobusit është thënë se do të kalojnë jashtëzakonisht afër Tokës, në një periudhë kohore prej vetëm disa orëve.

Sipas mediave të huaja, ata të dy do të fluturojnë më afër se distanca mesatare me Hënën – por do të mbeten ende dhjetëra mijëra kilometra larg planetit tonë.

Kjo do të thotë se ata do “të na lënë të sigurt”, gjatë gjithë kohës duke bërë një shfaqje të mrekullueshme për astronomët.

Siç thuhet më tej, i pari, ‘2022 NE’, është paraparë të fluturojë pranë Tokës të mërkurën (Ora 12:55 e mërkurë, në Prishtinë). Me një gjatësi 6 metra ai pritej të afrohej deri në 136,000 kilometra nga ne.

Ndërsa i dyti, “2022 NF”, do të kalojë shumë më afër Tokës në 89,300 km të enjten. Ai mendohet të jetë pak më i madh se 2022 NE në madhësi 7 metra.

Ndryshe, distanca mesatare e Hënës nga Toka është pak më pak se 400,000 km.

NASA llogarit një “rrugëtim të afërt” nëse ai është brenda 7.5 milionë km nga Toka.

Asteroidët fluturojnë brenda kësaj distancë mjaft rregullisht, me pesë që pritet të kalojnë “afër” gjatë gjashtë ditëve të ardhshme.

Madhësia e asteroidëve të sotëm dhe të nesërm do të thotë se ata nuk paraqesin ndonjë rrezik.

Objektet e vogla që hyjnë në atmosferën e Tokës priren të digjen para se të mund të shkaktojnë ndonjë dëm.

Megjithatë, ndonjëherë shkëmbinjtë hapësinorë arrijnë deri në sipërfaqen e planetit. Në vitin 2013, një shi meteorësh shkaktoi dëme të mëdha në Rusi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat