​Shpikja që ndryshoi botën

Shkencë & Teknologji

​Shpikja që ndryshoi botën

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 07:16
Willis Carrier

Willis Carrier më 21 korrik 1902, krijon pajisjen e parë të ajrit të kondicionuar në Buffalo, Nju Jork.

Edhe ndërsa punonte, Carrier e dinte se çdo pjesë e procesit – nga mbështjelljet metalike të prira ndaj ndryshkut, deri te tabelat e pasakta të Byrosë së Motit – mund të përmirësohej. 

Grupi i parë i mbështjellësve u instalua në fabrikën Sackett & Wilhelms në fund të verës së vitit 1902. Uji ftohës u nxor nga një pus artezian dhe u plotësua nga një kompresor amoniaku në pranverën e vitit 1903 për të përmbushur kërkesat e verës së parë të plotë të funksionimit. 

Ky sistem mbështjelljesh të ftohta është projektuar për të mbajtur një lagështi konstante prej 55 për qind gjatë gjithë vitit dhe të ketë efektin ekuivalent ftohës të shkrirjes së 108.000 kg akull në ditë.

Në vitin 2007, Korporata Carrier realizoi një shitje prej më shumë se 15 miliardë dollarë duke punësuar rreth 45.000 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat