Kina lanson modulin Wentian teksa stacioni hapësinor është afër kompletimit

Shkencë & Teknologji

Kina lanson modulin Wentian teksa stacioni hapësinor është afër kompletimit

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Kina lansoi në mënyrë të suksesshme modulin e saj të dytë të cilën e quajtën Wentian, në drejtim të stacionit hapësinor Tiangong në mëngjesin e së dielës.

Wentian u ngrit në ajër në bordin e një rakete Long March 5B nga vendi i nisjes hapësinore Wenchang në Hainan të Kinës, dhe pastaj rreth 13 orë më vonë u ankorua në stacionin hapësinor Tiangong.

Moduli Wentian përmban pajisje të cilat iu mundësojnë astronautëve kinezë, të cilët njihen ndryshe edhe si taikonauts, të kryejnë disa eksperimente shkencore gjatë kohës së tyre në stacionin hapësinor.

Siç u bë e ditur edhe nga The New York Times, moduli shtesë do të ofrojë edhe tre vende shtesë për fjetje, dhe një tjetër bllokues ajri të cilin pjesëtarët e ekuipazhit do të mund ta përdorin për të kryer ecje hapësinore, raporton The Verge.

Gjatë muajit qershor, Kina dërgoi raketën Shenzhou 14 me tre anëtarë të ekuipazhit në Tiangong në mënyrë që të përgatiten për arritjen e Wentian.

Mengtian, moduli i tretë dhe i fundit laboratorik i stacionit pritet që të niset me raketën e njëjtë Long March 5B gjatë muajit tetor. Ky modul do ta kompletojë stacionin hapësinor Tiangong, duke e formuar një strukturë në formë të shkronjës T në momentin kur moduli i fundit do të ankorohet.

Janë krijuar disa shqetësime në lidhje me atë se ku do të përfundojë raketa masive Long March 5B tani që e dërgoi modulin Wentian. Teksa shumica e raketave në mënyrë të sigurt i lëshojnë fazat e hershme të shkëputjes thellë në oqean, ky lloj i raketave i kryen më ndryshe këto procedura.

Siç shkruan SpaceNews, Long March 5B e dërgon ngarkesën e saj duke e lëshuar të tërë fazën e parë të shkëputjes në orbitën e poshtme të tokës, duke mos pasur asnjë mënyrë për ta ridrejtuar lëvizjen e saj kur vije tek përplasja në tokë.

Në vitin 2020, kjo raketë u fajësua për mbetjet metalike të cilat rranë në Bregun e Fildishtë. Raketa gjithashtu pati një rënie të pakontrolluar në Oqeanin Indian kur e dërgoi modulin bazë Tianhe vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat