Pas një muaji rekord, Bitcoin është sërish në rënie

Shkencë & Teknologji

Pas një muaji rekord, Bitcoin është sërish në rënie

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Bitcoin arriti nivelin më të lartë që nga mesi i qershorit të shtunën falë optimizmit të investitorëve dhe korrigjimit të tregut, por sot regjistroi sërish një rënie.

Kriptovaluta më e madhe ra me 2.4 për qind në 23.247 dollarë, pasi arriti në 24.658 dollarë të shtunën, që është vlera më e lartë e saj që nga 13 qershori. 

Rritja e saj prej 27 për qind në korrik është rezultati më i mirë që nga tetori i kaluar. Ether gjithashtu ra pas kërcimit prej 70 për qind të muajit të kaluar, performanca e tij më e mirë që nga janari 2021.

Bitcoin ra nën 20.000 dollarë gjatë qershorit dhe korrikut për shkak të shqetësimeve rreth rritjes së normave të interesit dhe inflacionit, por edhe për shkak të problemeve brenda kriptovalutave, si shpërthimi i ekosistemit Terra/Luna dhe fondit mbrojtës Three Arrows Capital.

Është ende larg nivelit rekord prej 69.000 dollarësh në nëntor, por ka filluar të tregojë njëfarë fuqie përballë treguesve ekonomikë dhe politikës monetare më të shtrënguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat