“Dritare” në misteret e universit, dalin imazhet e para nga teleskopi revolucionar

Shkencë & Teknologji

“Dritare” në misteret e universit, dalin imazhet e para nga teleskopi revolucionar

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një teleskop i ri në Kili ka publikuar imazhet e para duke treguar aftësinë për të depërtuar në thellësitë  e errëta të universit.

Në një foto, gazi i pafundmë shumëngjyrësh dhe re pluhuri shkrihen në një zonë  ku lindin yje, rreth 9000 vite dritë larg Tokës.

Observatori Vera C Rubin e cila është tashmë kamera dixhitale më e fuqishme e botës, premton të transformojë dijen tonë për universin, raporton BBC.

Image
Foto ilustrim

Nëse në sistemin tonë diellor ka një planet të nëntë, shkencëtarët thonë se ky teleskop do ta gjejë që në  vitin e parë.

Observatori duhet të dallojë asteroidët vrasës në një largësi të konsiderueshme nga Toka dhe të realizojë një hartë të Rrugës së Qumështit. Gjithashtu do t’u japë përgjigje pyetjeve për materien e zezë,  substanca misterioze që përbën pjesën më të madhe të universit tonë.

Ky moment historik për astronominë është fillimi i xhirimeve 10-vjeçare të qiejve të jugut.

“Personalisht kam qenë duke punuar drejt kësaj për 25 vjet. Prej dekadash, kemi dashur të ndërtojmë këtë vend fenomenal dhe të realizojmë këtë lloj vëzhgimi”, thotë profesoresha Catherine Heymans.

Vera Rubin mund ta dhjetëfishojë numrin e trupave qiellorë që dimë deri më tani.

Observatori gjendet në Cerro Pachón, një mal në Andet e Kilit ku ndodhen disa observatorë në një tokë  të privatizuar dhe të dedikuar për kërkimin hapësinor.

Vendi është në lartësi, shumë i thatë dhe i errët, i përsosur për të parë yjet. Kjo errësirë është thuajse e shenjtë sepse edhe në vizitën gjatë natës me autobus në rrugën që rrihet nga era, nuk duhen ndezur dritat e gjata.

Ka një njësi të tërë inxhinierike që sigurohet se zona rreth teleskopit është e errët dhe kjo realizon fikjen  e dritav të forta LED që mund të ndërhyjnë në dritën astronomike.

Dizajni me tri pasqyra është unik. Drita hyn në teleskop, godet pasqyrën e parë (me diametër 8.4  metra), reflektohet tek e dyta (3.4 metra)dhe më pas shkon tek e treta (4.8 metra) para se të hyjë te  kamera.

Pasqyrat duhet të ruhen në kushte të përsosura. Edhe një grimcë pluhuri mund të ndryshojë cilësinë e  imazhit.

Kamera brenda teleskopit do të fotografojë vazhdimisht qiellin për 10 vjet, çdo tri ditë. Kamera ka përmasa 1.65m x 3m, peshon 2800 kilogramë dhe ka fushëpamje të gjerë. Imazhi mund të fotografohet çdo 40 sekonda, për 8-12 orë gjatë natës. Cilësia e kamerës është 3200 megapiksel (67 herë më e madhe sesa iPhone 16 Pro) dhe ka rezolucion kaq të lartë sa mund të footgrafojë një top golfi në Hënë dhe do të duheshin 400 ekrane televizorësh Ultra HD  për të shfaqur një imazh të vetëm.

Qindra shkencëtarë në të gjithë botën do të analizojnë të dhënat që mund të arrijnë deri në 10 milionë brenda natës.

Pika më e fortë është konsistenca. Observatori do të vëzhgojë të njëjtat zona vazhdimisht dhe sa herë të dallojë një ndryshim, do të lajmërojë shkencëtarët.

Aktualisht, pjesa më e madhe e të dhënave që marrim nga yjet vjen nga 163,000 vite dritë larg, ndërsa  Vera Rubin shkon deri në 1.2 milionë vite dritë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat