Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të sjellë një mori drejtuesish të lartë të industrisë së biznesit dhe teknologjisë në udhëtimin e tij në Kinë këtë javë.
Midis atyre që do t'i bashkohen presidentit në udhëtimin e tij zyrtar në Pekin janë Tim Cook i Apple, Elon Musk i Tesla dhe SpaceX, Larry Fink i BlackRock, si dhe drejtues të tjerë nga Meta, Visa, JP Morgan, Boeing, Cargill dhe të tjerë, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.
Në total, 17 drejtues amerikanë do t’i bashkohen Trumpit në udhëtim, tha për BBC-në një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë me njohuri për planet.
Udhëtimi shihet si i rëndësishëm për SHBA-në, pasi Trump do të takohet me Presidentin Xi Jinping në një kohë të armiqësisë në rritje ekonomike dhe teknologjike midis dy vendeve.