Hakerët morën miliona nga kompania ajrore

Shkencë & Teknologji

Hakerët morën miliona nga kompania ajrore

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 16:42
Ilustrim

Kompania ajrore Japan Airlines (JAL) ka pranuar se është bërë viktimë e mashtrimit me e-mail që do të kushtojë 384 milionë jenë.

Një punonjës i kompanisë ka rënë pre e postës së rreme elektronike, duke paguar të holla për disa llogari bankare mashtruese.

Në raste të tilla, kriminelët kibernetikë zakonisht e ndjekin së pari sistemin e-mail të një kompanie për të marrë informacion në lidhje me procedurat e tij të biznesit. Më pas, të dhënat e mbledhura u përdorën për të ngatërruar klientët dhe, duke u paraqitur si kompani, iu bënë atyre pagesën.

Ndonjëherë ata shkojnë aq larg sa të imitojnë stilin e shkrimit të një personi i cili zakonisht dërgon postë elektronike të tilla dhe mund të përfshijë një shpjegim (të rremë, sigurisht) pse numri i llogarisë së pagesës ka ndryshuar.

Në rastin e JAL, punonjësi së pari transferoi rreth 360 milionë jenë në llogarinë bankare të hajdutëve në Hong Kong, duke besuar se pagoi aeroplanin me qira. Më pas, një pagesë e re u bë në një llogari tjetër në Hong Kong.

Mashtrimi u zbulua vetëm pas një muaji pasi që kompania pyetën se çfarë ka ndodhur me pagesën, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, viktimat e këtyre mashtrimeve janë gjithnjë e më shumë kompani të të gjitha madhësive në mbarë botën. Vetëm në SHBA mashtruesit u përpoqën të vidhnin më shumë se 5.3 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat