Astronauti amerikan Buzz Aldrin, është duke paditur dy fëmijët e tij dhe ish-menaxheren, nën akuzën se ata kanë keqpërdorur para nga ai dhe kanë dëmtuar trashëgiminë e tij përmes shpifjeve.
Padia është dërguar një javë pasi fëmijët e tij kërkuan që t’i kenë nën kontroll financat e tij. Anëtarët e familjes së tij thanë para gjykatës së Aldrin ka nevojë për kujdestar sepse ka “rënie të aftësive njohëse”, raporton BBC.
Në padi ai pohon se vajza dhe djali i tij, si dhe ish-menaxherja kanë nënvlerësuar edhe “marrëdhëniet personale romantike” të tij duke ja ndaluar atij martesën.
88 vjeçari ka qenë njeriu i dytë që ka ecur në sipërfaqen e hënës.