Kush do t’i paguajë dëmet e përmbytjeve në Shkodër? Ademi: Qeveria të zbatojë ligjin!

Shkodra

Kush do t’i paguajë dëmet e përmbytjeve në Shkodër? Ademi: Qeveria të zbatojë ligjin!

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:36
Ademi

Dëmet nga përmbytjet në Shkodër pritet të kalojnë shifrat e miliardave lekë.

Brenda dy muajsh bashkia do të përfundojë vlerësimin e situatës për të kërkuar më pas dëmshpërblimin për familjet.

Ademi: Kemi ngritur grupet e konstatimit dhe dokumenteve do t’i paraqesim në Këshillin e Bashkisë. Pretendojmë se këtë procedurë do ta mbyllim brenda muajit mars.

Ende nuk është e qartë se cili institucion do të akordojë fondin, por Ademi shprehet se raportin do ia dërgojë qeverisë.

Ademi: Pjesa e mbetur nuk do të mjaftojë për të rikuperuar dëmet e shkaktuara në ndërtesa apo toka e rrugë. Ligji parashikon që përtej vlere t;i kërkohen institucioneve përkatëse.

Por duket se zgjidhja mes pushtetit vendor dhe qendror do të shkojë në gjykatë.

Ademi: Kur kemi një ligj duhet ta zbatojmë qeverisë që ta zbatojë. Do të duhet që gjykatat të miratojnë dhe t’i çojnë gjërat deri në fund.

Dhjetëra fshatra në Shkodër u përmbytën për më shumë se 60 ditë, nga shirat që nisën me datën 8 janar, ndërsa në vitin 2018 vlera e përmbytjeve ishte 3.5 miliardë lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat