Çfarë fshihet pas shpërthimeve në Shkodër

Shkodra

Çfarë fshihet pas shpërthimeve në Shkodër

Më: 26 mars 2022 Në ora: 08:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar gjatë mesnatës në Shkodër.

Në fokus ka qenë një objekt në pronësi të ish kandidatit për kryetar bashkie dhe në një supermarket të familjes Lici.

Siç mësohet ngjarja ka ndodhur në Shkodër në afërsi të prefekturës, në zonën e Pedonales, në objektin e Xhemal Bushatit që shërbente si qendër tregtare dhe po në të njëjtën kohë është dëgjuar një tjetër shpërthim në një supermaket në një tjetër lagje në pronësi të familjes Lici.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtyre dy shpërthimeve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat