Një vit më parë iu ekzekutua xhaxhai me 100 plumba, kush është shënjestra e atentatit të sotëm në Shkodër

Shkodra

Një vit më parë iu ekzekutua xhaxhai me 100 plumba, kush është shënjestra e atentatit të sotëm në Shkodër

Më: 30 prill 2022 Në ora: 22:39
Dede Plani

Shënjestra e atentatit është Dede Plani, djali i xhaxhait të Bardhok Planit që u ekzekutua një vit më parë në të njëjtën lagje me 100 plumba.

I plagosuri është rreth 50 vjeç dhe raportohet të ketë marrë dy plumba në këmbë dhe një në kra. Aktualisht ndodhet në spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Bardhok Planaj u ekzekutua me 100 plumba mbrëmjen e 4 Prillit të 2021, ku rreth 30 u gjetën në trupin e tij pas ekspertizës mjekoligjore. Viktima ishte në lëvizje me makinë teksa u ekzekutua, pikërisht në të njëjtën lagje që u qëllua sot nipi i tij.

Bardhok Planaj njihej në Shkodër, pasi ishte dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat