Situata nga moti i keq në Shkodër, 1685Ha tokë e përmbytur, 26 familje të evakuuara

Shkodra

Situata nga moti i keq në Shkodër, 1685Ha tokë e përmbytur, 26 familje të evakuuara

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

“Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 22.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.67 m.(Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.90m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1685Ha

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

 Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 15cm ujë.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara:

Janë 26 familje të evakuara, gjithsej 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

 Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 përsona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 përsona)

 Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

 Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 5 banesa:

 Lagja Nr.4, 5 banesa (Ajasem)

 Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

K R Y E T A R

Bardh SPAHIA”- njofton bashkia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat