A ja ka lënë hapur derën “kampionit” Saimir Tahiri? Si përgjigjet Edi Rama

Shqipëria

A ja ka lënë hapur derën “kampionit” Saimir Tahiri? Si përgjigjet Edi Rama

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 15:00
Edi Rama dhe Saimir Tahiri

Këtë 31 dhjetor, kryeministri ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, dhe ashtu si herët e tjera pyetja për ish Ministrin “kampion” ka dalë sërish në sipërfaqe.

Rama është pyetur nëse dera e Partisë Socialiste është ende e hapur për Saimir Tahirin, nëse ky i fundit do të shpallet i pafajshëm nga gjykata.

Kreu i qeverisë është shprehur se fillimisht të gjithë duhet t’i kërkojnë falje për akuzat dhe llumin e hedhur ndaj tij dhe se derisa drejtësia të flasë për të, dera e PS është e mbyllur.

“Kërkojini falje si fillim për çfarë i bëtë, bazuar tek thashethemet e dy përfaqësuesve të llumit, që jua dhanë juve si fakte dhe ju mbushët dynjanë dhe madje arritët në pikën që na akuzuat pse nuk e çuam në burg. Kërkojini falje jo se e them unë, por sepse Prokuroria e Katanias i shkoi deri në fund hetimeve dhe nxori që gjithçka ishte kazan dhe për atë kazan ju kërkuat llogari përse ne nuk i hoqëm imunitetin që e mbron deputetin nga burgu. Prokuroria ta çojë deri në fund hetimin, deri sa drejtësia nuk ka thënë fjalën e fundit, Saimir Tahiri nuk është pjesë në PS”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit të fundvitit me gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat