I mbyllur, Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, kur pritej inagurimi

Shqipëria

I mbyllur, Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, kur pritej inagurimi

Më: 7 janar 2019 Në ora: 08:51
Memoriali i Skënderbeut në Lezhë

Ishte premtuar që memoriali i Skënderbeut të hapej nëntorin e kaluar, por megjithëse rikonstruksioni ka përfunduar, kjo gjë nuk ka ndodhur. Kjo ka sjellë çorientim te agjensitë turistike të cilët nuk e përfshijnë Lezhën në iteneraret e tyre.

Vendvarrimi i heroit tonë kombëtar në Lezhë do të ishte ndalesa më e rëndësishme e festimeve përmbyllëse për vitin e Skënderbeut. Kështu pati deklaruar ish-Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e këtij objekti të rëndësishëm: “Ne angazhohemi që në momentin e festimeve përmbyllëse të vitit të Skendërbeut, ky të jetë një nga ndalesat e rëndësishme të këtij viti të jashtëzakonshëm”.

Rikonstruksioni përfundoi ashtu siç ishte paralajmëruar, në nëntor të vitit që shkoi. Por objekti nuk u hap dhe nuk u përfshi në asnjë kremtim.

Edhe këtë fillim janari ende nuk ka një datë. Inaugurimi ishte premtuar më 28 nentor. Paulin Zefi, përgjegjes i memorialit të Skënderbeut në Bashkinë e Lezhës thotë se ende nuk një datë për hapjen e vendvarrimit.

Ai thotë se 17 janari, 551 vjetori i vdekjes është një dateë e veçantë edhe për ta hapur sërish, por nëse ndodh që shkohet sipas paralajmërimeve më 2 mars atëherë kjo nuk ka kuptim.

Paulin Zefi Përgjegjës i Muze – Memorialit në Bashkinë Lezhë tha: “Unë pretendoja se do bëhej inaugurimi më 28 nëntor, kjo nuk u realizua se u respektua afati zyrtar 18 dhjetori, atëherë data më sinjifikative do ishte 17 janari, 551 vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar. Është e pakuptimtë ta lëmë deri në 2 mars”.

Gjatë kësaj periudhe nuk ka munguar interesi i vizitorëve. Por në mungesë të një date zyrtare për hapjen e memorialit të Skënderbeut edhe ç’orientimi i agjensive turistike është akoma më i madh duke e përjashtuar Lezhën nga itineraret e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat