Televizioni gjerman ZDF mbi protestat e studentëve në Shqipëri

Shqipëria

Televizioni gjerman ZDF mbi protestat e studentëve në Shqipëri

Nga: Sherif Ramabaja Më: 7 janar 2019 Në ora: 22:46
Protestat e studentëve në Shqipëri

Të hënen me 07.01.2019 në ora 19 gjatë emisionit të lajmeve, televizioni shtetëror gjerman ZDF, e dha një reportazh mbi protestat e studentëve në Shqipëri. Emisioni paraqiti protestat e studentëve në Shqipëri të cilat një kohë të gjatë nuk i mori askush seriozisht. Studentët nuk pushuan së protestuari. Herë më shumë dhe herë më pak, po ata nuk po heqin dorë nga protestat.

 Edhe sot paradite ishin qindra veta që protestonin. Gazetarja e emisionit intervistonte studentët të cilët përshkruanin gjendjen alarmante në universitete. Një studente e quajtur Vendi, foli për pagesën e lartë që studentët detyrohen ta pagujnë për regjistrimin e semestrit. Studenti I.Tola shoqëroi ekipin e televizionit gjerman  në konviktin e studentëve, ku banojnë dhe jetojnë studentët. Pamjet që tregoheshin në pamjet televizive, banjot e konviktit të studentëve ishin tmerruese. Myku shihej në tavanin e banjove dhe nëpër muret anësore të konvikteve. Objektet e tilla “ banimi ” në perendim janë të boshatisura dhe të braktisura. Nuk parashihen dhe nuk lejohen, njerëzit të banojnë në to. Po të paraqiste dikush kërkesë për t`i futur shtazët në objekte të tilla, mesiguri se do t`iu nënshtrohej kritikave të rrepta nga organizatat për mbrojtjen e shtazëve. Studenti I.Tola, tha se Shqipëria pas Sirisë është vendi me kërkesa  më të larta për t`u larguar nga vendi, kjo krejt  është pasojë e gjendjes së vështirë dhe paperspektivë për të rinjtë.

 Njerëzve iu mungonjnë gjërat elementare, derisa njerëzit e qeverisë jetojnë në luks dhe  janë të përfshirë në skandalet e korrupsionit, vazhdoi më tutje gazetarja. Qeveria e Ramës më në fund e ka kuptuar, vazhdoi gazetarja, se protestat e tilla nuk mund të mbahen  në heshtje dhe është munduar  që t`i qetësoj ato.

Më tutje në reportazh  foli  edhe Besa Shahini, zëvendësministre e arsimit, e cila tregonte: qeveria i ka ftuar  studentet që të dialogojnë me ta, për të bërë përpjekje,  që të gjejnë një zgjidhje, se si mund ta përmirsojmë gjendjen në fakultete. Por studentët nuk kanë pranuar, vazhdoi gazetarja. Ata e kanë humbur besimin në elitën politike të vendit.

 Më tutje u intervistua edhe Afrim Krasniqi, nga Institutit Shqiptar për Studime Politike. Ai deklaroi se në Universitete ka profesorë që posedojnë diploma të falsifikuara.

 Në mesin e tyre janë edhe dy ministra në qeverinë e kryeministrit Rama. Krasniqi vazhdoi më tutje se, studentët kërkojnë nga shefi i qeverisë që personat e tillë të shkarkohen, po ai nuk e bënë këtë, sepse ata janë bashkëpunëtorë të tij lojal.

 Dhe kështu protesta do të vazhdoi edhe më tutje, deklaroi gazetarja. Nganjëherë në protestë janë qindra veta, nganjëherë edhe mijëra. Ata protestojnë dhe përpiqen për kushte më të mira banimi, për bibliotekat e tyre, profesorët e tyre dhe për një perpektivë më të mirë. Studentët me kërkesat e tyre e kanë fituar përkrahjen e tërë vendit, përfundon reportazhi nga televizioni gjerman ZDF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat