Rama: Djali im nuk hyri vitin e parë në Universitet, se s’kishte mik

Shqipëria

Rama: Djali im nuk hyri vitin e parë në Universitet, se s’kishte mik

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:58
Edi Rama

Në prezantimin e platfomrës së punësimit të studentëve ekselentë, kryeministri Edi Rama tha se ka ikur koha kur në Universitet futeshin pa meritë.

Kreu i qeverisë tha se edhe sikur të jetë djali i tij nëse nuk ka rezultatet e duhura nuk mund të fitojë shkollën para një studenti më të mirë.

Këtu ai tregoi dhe një detaj për djalin e tij Gregori. “Ai djali im i vërteti s’kapi Universitet se s’kishte mik, dhe bëri 1 vit punë,” tha Rama.

“Nuk ka më si e ke emrin, kush je. Por shihen rezultatet se gara është e pastër. Vërtet arsimi i lartë ka shumë probleme, edhe Shqipëria ka probleme por nuk mund ta krahasojmë me 5 vite më përpara. Këtu kemi shumë për të bërë. Ju shkonte në mend dita që në universitet të hyhej sipas radhës së meritës. Edhe një djalë në Tepelenë nëse i ka notat më të mir,” u shpreh mes të tjerash Rama.

Rama në prezantimin e “Platformës së punësimit të studentëve ekselentë” në administratë u shpreh se ka ikur koha kur punësimet bëheshin përmes tepsisë së vjetër. Ai mes tjerash tha se të gjithë studentët ekselentë do të kenë mundësi punësimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat