E bllokuar në Malin e Çikës, si u shpëtua alpinistja

Shqipëria

E bllokuar në Malin e Çikës, si u shpëtua alpinistja

Më: 13 janar 2019 Në ora: 21:56
Marrja e pacientes është bërë në një terren shumë të vështirë.

Ekipi mjekësor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore ka bërë të mundur transportimin e një alpinistje 31-vjeçare e cila ishte bllokuar prej tre orësh në malin e Çikës në Vlorë.

Marrja e pacientes është bërë në një terren shumë të vështirë.

Ajo ka pësuar një traumë kranike, VLC të fytyrës dhe traumë të baçinit.

Alpinistja u trajtua nga ekipi mjekësor dhe më pas u shoqërua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se gjendja e saj mjekësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat