Dënohen shqiptarët, djali i Simona Venturës heq dorë nga 1 milion euro - Bota Sot
Dënohen shqiptarët, djali i Simona Venturës heq dorë nga 1 milion euro

Shqipëria

Dënohen shqiptarët, djali i Simona Venturës heq dorë nga 1 milion euro

Më: 18 janar 2019 Në ora: 21:41
Djali i Simona Venturës

Gjykata e Milanos ka marrë sot vendimin për dënimin e 4 personave, mes të cilëve 2 shqiptarë, të cilët natën e 1 korrikut 2018 dhunuan fizikisht duke e plagosur 11 herë me thikë djalin e prezantueses së njohur italiane, Simona Ventura.

Albano Jakaj është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg ndërsa shqiptari tjetër Andi Arapi me 5 vite burg.

Po 5 vjet burg e 6 muaj burg është dënuar italiani Alessandro Ferzoco, ndërsa dënimi më i rëndë është marrë për italianin Davide Caddeo, me 9 vite burg.

Akuza ndaj tyre është "tentativë vrasje".

Djali i Simona Ventures ka hequr dorë nga dëmshpërblimi prej 1 milion euro i kërkuar në seancën paraprake nga avokatja e tij.

"Heq dorë nga çdo dëmshpërblim", ka deklaruar Nicolò Bettarini, në një kominikim për mediat.

"Kërkonim vetëm drejtësi dhe drejtësia u arrit. Më në fund kjo periudhë e tmerrshme mori fund" tha ai.

Djali i prezantuese italiane, Simona Ventura dhe ish-futbollistit të njohur Stefano Bettarini, 20-vjeçari Nicolò Bettarini u plagos me 11 plagë me thikë natën e 1 korrikut 2018 pranë diskotekës së njohur milaneze 'Old fashion'.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrje delikate në krah që për fat shkoi mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...