Kreu i PS-së përplas për vdekje këmbësorin

Shqipëria

Kreu i PS-së përplas për vdekje këmbësorin

Më: 22 janar 2019 Në ora: 22:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Prrenjas, ku një këmbësor është përplasur nga makina me pasojë vdekje.

Sakaq, identiteti i viktimës mësohet të jetë Andrea Vreto, 54-vjeç.

Ndërkohë mjeti drejtohej nga Haki Çollaku, i cili mban postin kryetar i degës së PS-së në Prrenjas. 

Ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, por vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat