“Thumbon” Bushati: S’ka garanci se ajo çfarë kemi para do të jetë më e mirë se ajo çfarë po lëmë pas

Shqipëria

“Thumbon” Bushati: S’ka garanci se ajo çfarë kemi para do të jetë më e mirë se ajo çfarë po lëmë pas

Më: 23 janar 2019 Në ora: 10:55
Ditmir Bushati ka “thumbuar” kryeministrin Edi Rama për vendimin e tij për ta zëvendësuar me Genti Cakajn.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës, ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka “thumbuar” kryeministrin Edi Rama për vendimin e tij për ta zëvendësuar me Genti Cakajn.

Bushati, në fjalën e tij të lamtumirës tha se nuk ka garanci se ajo që çfarë përpara është më e mirë se ajo që ka lënë pas.

“Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes”, deklaroi ish-ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat