Berisha i përgjigjet ofendimeve të Ramës: Është tërbuar, në Gjermani e refuzuan!

Shqipëria

Berisha i përgjigjet ofendimeve të Ramës: Është tërbuar, në Gjermani e refuzuan!

Më: 31 janar 2019 Në ora: 23:49
Edi Rama dhe Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur këtë mbrëmje akuzave të Ramës, të bëra jo vetëm në parlament por edhe në rrjetin social në orët e vonat të kësaj të enjte.

Në një lidhje telefonike me emisionin Opinion, Berisha deklaroi se Rama u tërbua sot në kuvend sepse askush nuk e priti atë gjatë vizitës në Berlin.

“Ai përdori gjuhën e një rrugaçi ordiner. Javën e kaluar mbylli parlamentin dhe iku në Berlin. U refuzua në çdo takim. Së fundmi risolli atë historinë me djalin që nuk ia kam bërë unë, por Mero Baze. Ai (Baze) ka dosjen origjinale të Gjykatës dhe klinikës Meqenëse foli për kanun dhe ligj moral i kujton atë intervistën në opinion 19 vite më parë. Ai ka marrë gruan e shokut."-tha Berisha.

Berisha ka sqaruar gjithashtu dhe deklaratën e Ramës, e cila insinuonte se ish kryeministrit I është refuzuar viza për të shkuar në SHBA.

Sali Berisha: E them me përgjegjësi absolute se që nga dita që kam dorëzuar detyrë deri më sot nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar zyrtarisht në asnjë vend të globit. E konsideroj veten person privat. Nuk kam bërë asnjë kërkesë, nuk më është refuzuar asgjë. E kundërta mund të ketë ndodhur. Më kanë ardhur me dhjetra ftesa, i kam refuzuar që të gjitha. Asnjë udhëtim zyrtar nuk pranoj sepse kam dhënë dorëheqje. Nuk më shkon mua tani të kaloj nga një zyrë në tjetrën.

Blendi Fevziu: Keni tentuar të shkoni privatisht në SHBA?

Sali Berisha: Kurrë, në mënyrë kategorike. Kur më është sugjeruar një gjë e tillë nga ambasadori i atij vendi, ja kam shpjeguar, jo i kam thënë nuk shkoj, sepse unë tani jam privat. Kjo është e vërteta.

Blendi Fevziu: Nga doli ky lajm?

Sali Berisha: Nuk e kam dëgjuar kurrë! Në mënyrë kategorike as e kam dëgjuar as e kam parë. Që nga viti 2013 deri sot nuk kam bërë kurrë asnjë kërkesë për asnjë udhëtim as në SHBA dhe në asnjë vend tjetër që ka viza. Sa i përket Gjermanisë, kam qenë mëngjesin e lutjeve. Gjysma e atyre që shkojnë aty janë si puna ime. Është mëngjes lutjesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat