Basha fton shqiptarët nga Mallakastra: Me 16 shkurt të përfundojmë kontratën me Edi Ramën

Shqipëria

Basha fton shqiptarët nga Mallakastra: Me 16 shkurt të përfundojmë kontratën me Edi Ramën

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:18
Lulzim Basha

Basha fton shqiptarët nga Mallakastra: Me 16 shkurt të përfundojmë kontratën me Edi Ramën

 02/02/2019 - 11:15

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ripërsëriti nga Mallakastra thirrjen ndaj qytetarëve shqiptarë për t'iu bashkuar masivisht  opozitës me 16 shkurt, pasi siç tha ai kjo protestë nuk është si të tjerat.

Basha: Nga pjesmarrja juaj dhe vendosmëria juaj le të jepet lajmi me 16 shkurt se shqiptarët e zgjidhin kontratën me krimin, e zgjidhin kontratën me oligarkinë, e zgjidhin kontratën me Edi Ramën. Kjo është domethënia e 16 shkurtit.

Për Bashën, vendi ka mundësi të dalë nga kriza ku është futur. Ai tha se me planin antimafia të PD-së çdo qindarkë e grabitur do tu kthehet qytetarëve.

Basha: Me planin tonë antimafia,  çdo qindarkë që kanë grabitur dhe nuk kanë grabitur qindarka por miliarda euro, do t'iu konfiskohen dhe kthehen qytetarëve. Me planin tonë ekonomia do të marrë frymë me taksa të ulëta, me planin tonë do t'u japim fund pensioneve që vetëm pensione nuk janë, janë damka e turpit të kësaj qeverie që ka dështuar me çdo premtim.

Por PD nesër në pushtet nuk do mjaftohet vetëm me konfiskimin e pasurive të oligarkëve dhe zyrtarëve të korruptuar.

Basha: Dua ta them fare qartë, Partia Demokratike nesër në pushtet nuk do të mjaftohet me konfiskimin e pasurive të gjithë zyrtarëve dhe oligarkëve që kanë abuzuar me paratë, djersën dhe mundin tuaj. Ne do ti çojmë ata para drejtësisë. Ligji do ti dënojë, do ti çojë ata në burg dhe jo qytetarët e pafajshëm që luftojnë për mbijetesë. Që kjo të ndodhë duhet të kthejmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. PD dhe opozita e kanë paraqitur zgjidhjen politikke, një qeveri kalimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat