Berisha: Ky vetting me dy standarde është vetëm farsë

Shqipëria

Berisha: Ky vetting me dy standarde është vetëm farsë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 23:25
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "Tempora", e konsideroi një farsë atë që po ndodh me reformën në drejtësi.

Berisha: Ky vetting me dy standarde është vetëm farsë dhe asgjë tjetër. E bindur që reforma ka dështuar. Një drejtësi me militantë kurrë nuk mund të bëjë punën. Si reformë, të jesh e bindur që Shtetet e Bashkuara, pavarësisht asaj që kam pasur unë me Donald Lu, nuk do ishte dakord që të jetë Ardian Dvorani në krye të KED. Me të kemi diskutuar disa herë që me kunatin e Kodhelit të jetë në krye në KLP. Asnjëri prej tyre që formoi ligjin nuk do të kishte të drejtë të ishte në këto organe për 6 vite. E groposën komplet me këto emërime. 

Kur dy vjet më parë kam paralajmëruar shqiptarët që po vendoset narko-shteti. Filluan të tjerë të flasin për narko-shtetin. Kjo reformë me këto emërime është e dështuar. Marr Altina Xhoxhajn, kishte bërë një gjyq që e kishte gjykuar i ati dhe ishte në konflikt interesi por ky zotëria që ka gjykuar dhjetëra raste në konflikt interesi. Kjo vetëm e diskretiton drejtësinë dhe reformën. Tani ka më pak zëra që e mbështesin por ata zëra do shterrojnë fare dhe do t'i përvishen Edi Ramës shndërrimin e drejtësisë në degë të ekzekutivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat