Basha thirrje shqiptarëve nga Rrësheni: Më 16 shkurt, vendimi i vetëm që do jepet …

Shqipëria

Basha thirrje shqiptarëve nga Rrësheni: Më 16 shkurt, vendimi i vetëm që do jepet …

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 10:52
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen nga Rrësheni për gjithë shqiptarët të bëhen bashkë më 16 shkurt, në Tiranë, për t’i dhënë mesazhin e duhur qeverisë dhe kryeministrit.

“Qeveria duhet të mësojë si të hapë vende pune, të garantojë sigurinë, punësimin, arsimin, kontrata me njerëzit për t’i shërbyer njerëzve jo për të vjedhur fondet publike, me skema korruptive, j për të zhdukur fondet e shëndetësisë me koncesione. Objektivi numër 1 është hapja e vendeve të punës me paga e kushte dinjitoze për shqiptarët dhe të rinjtë”- tha Basha, duke theksuar se janë shqiptarët ata që duhet të marrin në dorë fatet e tyre.

“Në duam të kemi një qeveri që u shtrin dorën dhe u ndihmon, një bashki që nuk ju braktis dhe për këto ka dy mënyra, zgjedhje të lira e sistemin e drejtësisë. Zëri i Amerikës ka publikuar fakte tronditëse që tregojnë se në krye të vendit është një kryeministër dhe bandë e përcaktuar nga paratë e drogës dhe krimit.  Kush e lidh fatin me kriminelët i vjedh qytetarët, i mashtron, i gënjen, i braktis. Mos e pranoni as një minutë poshtërimin”- tha Basha.

“Tani është në dorën tuaj, dhe me 16 shkurt, zëri i vetëm dhe verdikti i vetëm që do të dëgjohet nuk janë fjalimet e politikanëve, vendimi i vetëm që do të merret dhe do të zbatohet do të jetë vendimi i popullit të bashkuar. Ndaj ju ftoj ti japim legjitimitetin e plotë këtij verdikti popullor, të jeni të bashkuar, edhe më shumë, të gjithë bashkë për të marrë fatin tuaj në duart tuaja, për një qeveri që u shërben juve”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat