Balla: 28 vite Sali Berisha po ai! - Bota Sot
Balla: 28 vite Sali Berisha po ai!

Shqipëria

Balla: 28 vite Sali Berisha po ai!

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 16:41
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar sërish pas shpërndarjes së protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se 28 vite Sali Berisha është po ai, i njënjti që kur është në pushtet vret protestuesit, kur është në opozitë sulmon institucionet dhe nxit dhunën.

Balla i bën thirrje demokrarëve të ndershëm të ndahen nga kjo e keqe e madhe.

Sipas tij, Lulezim Basha është marionetë e Sali Berishës.

Postimi i plotë i Ballës:

“28 vite Sali Berisha po ai! Kur është në pushtet vret protestuesit, kur është në opozitë sulmon institucionet dhe nxit dhunën.

Vëllezër demokratë të ndershëm është koha të ndaheni nga kjo e keqe e madhe. Lulezim Basha është marionetë, është i pa-aftë, zbaton verbërisht urdhërat e Sali Berishës”, – shkruan Balla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...