Qeveria shpall 495 vende vakante, 100 policë më shumë

Shqipëria

Qeveria shpall 495 vende vakante, 100 policë më shumë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 09:22
Foto

Këshilli i Ministrave ka shpallur dje disa qindra vende vakante në të gjitha nivelet e shërbimit civil, që duhet të plotësohen këtë vit në institucione të ndryshme të administratës shtetërore. Sipas Vendimit, të miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2019, në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, të jetë gjithsej 495 veta.

Vendet e punës të ofruara sipas niveleve apo kategorive  janë: për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 8; për kategorinë e mesme drejtuese 62; për kategorinë e ulët drejtuese 190 dhe për kategorinë ekzekutive 235 punonjës të rinj.

Lidhur me specialitetet që do të ofrohen për punonjësit në kategorinë ekzekutive janë, ato do të përfshijnë fusha si: Shkenca juridike; Audit i brendshëm; Shkenca ekonomike; Shkenca ekonomike/juridike; Shkenca shoqërore; Shkenca sociale; Histori-filologji; Shkenca mjekësore; Veterinari; Agronomi; Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to; Kimi; Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme; Shkenca inxhinierike; Arkitekturë; Arkeologji dhe restaurime; Artet e bukura; Gjeodezi; Shkenca ekzakte; Shkenca edukimi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor; Arsim i lartë.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Policia

Ndërkohë, me anë të një Vendimi tjetër, të marrë po ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave kë vendosur njëkohësisht të hapë 100 vende të reja në Policinë e Shtetit, duke ulur me 100 vende të tjera pune personelin në ministrinë e Mbrojtjes, shoqëruar kjo masë edhe me transferimin e një numri fondesh buxhetore.

Në VKM thuhet se numri i punonjësve të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2019, shtohet me 100 punonjës për Policinë e Shtetit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 14.249 punonjës. Në të njejtën kohë, numri i punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, për vitin 2019, reduktohet me 100 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 8.866 punonjës.

Në Ministrinë e Brendshme, në programin “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 61 milionë lekësh për shpenzime personeli, për vitin 2019, ndërkohë që ministrisë së Mbrojtjes, në programin “Forcat e luftimit”, i reduktohet fondi prej 61 milionë lekësh për shpenzime personeli, për vitin 2019.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 mars 2019.

Specialitetet që do të ofrohen për punonjësit në kategorinë ekzekutive

Shkenca juridike

Audit i brendshëm

Shkenca ekonomike

Shkenca ekonomike/juridike

Shkenca shoqërore

Shkenca sociale

Histori-filologji

Shkenca mjekësore

Veterinari

Agronomi

Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to

Kimi

Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme

Shkenca inxhinierike

Arkitekturë

Arkeologji dhe restaurime

Artet e bukura

Gjeodezi

Shkenca ekzakte

Shkenca edukimi

Mësuesi

Arsim i lartë ushtarak/policor

Arsim i lartë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat