Kryemadhi: 100 mijë shqiptarë në shesh, paralajmërimet për dhunë propagandë e Ramës

Shqipëria

Kryemadhi: 100 mijë shqiptarë në shesh, paralajmërimet për dhunë propagandë e Ramës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:02
Monia Kryemadhi

Protestës i janë bashkuar edhe krerët e partive opozitare, Lulzim Basha i PD-së, Monika Kryemadhi e LSI-së, si dhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Me këtë rast Kryemadhi tha se nëse opozita nuk do të kishte të drejt nuk do të ishin mbi 100 mijë shqiptarë në shesh. Sipas saj, kjo është protesta më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë .

“Po të mos kishte të drejt opozita, nuk do të mblidhen mbi 100 shqiptarë në shesh”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se paraljmërimet e kryeministrit Edi Rama për dhunë në protestën e sotme, janë vetëm propagandë.

“Kam zhvilluar takime jo vetëm me Ambasadoren gjermane por me shumë Ambasadorë të tjerë, kam pasur telefonata. Kanë qenë totalisht të dezinformuar se është një makineri propagande. Po të shikoni deklaratat e qeverisë, thonë do digjet kuvendi. Mos u çudisni që Edi Rama do të djegë Kuvendin për të ndërtuar kullën që nuk e ndërtoi te Teatri Kombëtar”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat