Situata politike në vend, Fleckenstein dhe 7 eurodeputetë zbarkojnë në Tiranë

Shqipëria

Situata politike në vend, Fleckenstein dhe 7 eurodeputetë zbarkojnë në Tiranë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 08:24
Knut Fleckenstein

Pas ngërçit politik të krijuar nga dorëzimi i mandateve të deputetëve të opozitës, mësohet se raportuesi i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein dhe një delegacion prej 7 eurodeputetësh të tjerë do të zbarkojnë në Shqipëri javën që vjen.

Delegacioni i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë për tu takuar fillimisht me liderët e opozitës shqiptare, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi e më pas me kryeministrin Edi Rama e Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Në përbërje të delegacionit janë deputetë të grupimeve të ndryshme politike nga Partitë Popullore, socialistët e demokratët, të cilët do t’i përfaqësojë vetë Fleckentesin.

Delegacioni ka parashikuar takime për të mësuar më shumë detaje rreth situatës politike në vend edhe me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë, por edhe me shoqërinë civile.

Gjatë këtyre ditëve ndërkombëtarët kanë dënuar dhunën në protestën e 16 shkurtit dhe kanë kërkuar nga palët që Shqipëria të dialogojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat