Lezhë, vatër zjarri në malin e Shëngjinit

Shqipëria

Lezhë, vatër zjarri në malin e Shëngjinit

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 20:57
Ilustrim

Një vatër zjarri është shfaqur gjatë orëve të mbrëmjes në malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sake”. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes por është e pamundur ndërhyrja përshkak të terrenit të vështirë.

Zjarrfikësit janë vendosur pranë biznesve dhe banesave ndërkohë deri tani nuk përbën asnjë rrezik. Ndërkohë frika më e madhe qendronte tek disa depozita karburanti të cilat ndodhen poshtë vatrës së zjarrit por shumica e depozitave janë pa naftë që do të thotë se nuk ka rrezik për një shpërthim i cili mund të çonte dhe në një katastrofë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat