Pas naftës, ndotje edhe nga plehrat në Mallakastër

Shqipëria

Pas naftës, ndotje edhe nga plehrat në Mallakastër

Më: 1 mars 2019 Në ora: 14:18
Foto

Djegia e mbetjeve urbane është një problem shqetësues në Mallakastër. Së bashku me ajrin e ndotur, përroi që përshkon fushëm e mbetjeve derdhet në rezervuarin e Kashit, e më pas të gjitha këto shkojnë në lumin Vjosë.

Fusha e mbetjeve urbane ndodhet shumë pranë fshatit Kash, e vetëm pak kilometra larg qytetit të Ballshit. E vendosur në faqen e një kodre, fusha e mbetjeve urbane, ku çdo ditë grumbullohen deri në 10 tonë mbeturina, është jashtë çdo kontrolli.

Gjatë muajve të fundit djegia e mbeturinave është kthyer në një normalitet, ndërkohë që retë e tymit shpërndahen në të gjithë qytetin e Ballshit.

Situata është alarmante edhe për kryebashkiakun e Mallakastrës, i cili thotë se nuk mund të kontribuojë në përmirësimin e kësaj gjendjeje. Ky shqetësim, sipas tij do të zgjidhet vetëm pas ndërtimit të inceneratorit në Fier.

Banorët e Ballshit dhe fshatrave përreth jetojnë çdo ditë mes tymit dhe erës së rëndë që shkakton djegia e mbetjeve urbane. Kjo gjendje e vështirëson edhe më shumë jetesën, pas ndotjes së përhershme të ajrit që shkaktohet nga mbetjet hirokarbure, të cilat krijohen nga Uzina e përpunimit të naftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat