Meta ndan impresionet nga vizita në piramidat e Egjiptit

Shqipëria

Meta ndan impresionet nga vizita në piramidat e Egjiptit

Më: 2 mars 2019 Në ora: 10:23
Ilir Meta

Gjatë vizitës zyrtare në Egjipt, kreu i Shtetit, Ilir Meta u ndal edhe tek piramidat e famshme.

Meta shkruan se në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit.

“Mbresëlënëse vizita në Piramidat e Gizës, ku pata mundësinë të shoh nga afër Sfinksin e madh, por edhe një nga Shtatë mrekullitë e botës, Piramidën e Keopsit.

Në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit, por njëkohësisht edhe vlerat e jashtëzakonshme që ka për të gjithë qytetërimin botëror e gjithë kjo pasuri e trashëguar”, shprehet Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat