Harrojini veshjet e dimrit, ja parashikimi i motit për javën në vazhdim - Bota Sot
Harrojini veshjet e dimrit, ja parashikimi i motit për javën në vazhdim

Shqipëria

Harrojini veshjet e dimrit, ja parashikimi i motit për javën në vazhdim

Më: 3 mars 2019 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Dimri dhe ditët e ftohta duket se kanë përfunduar. Dita e sotme ka qenë një ditë me diell dhe mot pranveror, por edhe java që kemi përpara do të jetë e njëjtë.

Sipas asaj që raportojnë portalet më të njohura botërisht për parashikimin e motit, Accuweather dhe Il Meteo, 7 ditët e ardshme do të karakterizohen nga një mot I kthjellët me temperatura që në ditë të caktuara do ti kalojnë vlerat e 20 gradë celcius.

Sipas "Accuweather", dita më e nxehtë e javës, do të jetë e enjta dhe që përkon edhe me 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 25 gradë celcius.

Sa i përket fundjavës, temperaturat maksimale do të variojnë nga 18 deri në 20 gradë celcius.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...