OMONIA, kundër Karamelos: Nuk na pyeti për mandatin! - Bota Sot
OMONIA, kundër Karamelos: Nuk na pyeti për mandatin!

Shqipëria

OMONIA, kundër Karamelos: Nuk na pyeti për mandatin!

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:41
Ligoraq (Grigor) Karamelo

Ligoraq (Grigor) Karamelo pritet të marrë një nga mandatet e PD në Korçë. Lajm ky që vetë deputeti i ardhshëm e ka konfirmuar një ditë më parë.

Por organizata e minoritetit grek duket se nuk ka qenë në dijeni të këtij vendimi.

Karamelo drejton degën e OMONIA-s në Korçë, ndërsa selia qendrore shkruan sot në një reagim publik:

Me qëllim shmangien e çfarëdo pështjellimi të padëshiruar në referencë të zgjedhjes personale dhe vendimit individual të anëtarit tonë të zgjedhur në forumet drejtuese të Organizatës, z. Grigor Karamelo, për të pranuar pozicionin e deputetit të listës së Partisë Demokratike, sqarojmë se për këtë nuk pati dhe nuk ka asnjë dakordësi miratuese nga ana e organeve institucionale të OMONOIA-s.

Bëhet fjalë për një vendim individual dhe respektive janë edhe konsekuencat dhe përgjegjësitë politike.

BDMEG OMONOIA, duke miratuar dhe mbështetur vendimet politike të PBDNJ-së, sikundër ato shprehen nga Kryetari i saj, çmon se heqja dorë nga mandatet parlamentare të anëtarëve të Kuvendit të opozitës, përbën me të vërtetë një akt politik tejet serioz, por ndërkaq, adekuat me synim rehabilitimin e rendit politik dhe funksionimit normal të procesit të demokracisë në vend.

Si Minoritet Etnik Grek kemi arsye thelbësore të jemi në atë anë të shoqërisë që kërkon përmirësime esenciale të mënyrës së të ushtruarit të qeverisjes, mirëfunksionimin e drejtësisë, luftimin e varfërisë dhe kryesisht përshpejtimin e reformave që hapin rrugën e procedurave integruese të Shqipërisë në BE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat