Ndahet nga jeta zyrtari i lartë i policisë

Shqipëria

Ndahet nga jeta zyrtari i lartë i policisë

Më: 9 mars 2019 Në ora: 11:03
Agim Hysi

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare pas një ataku kardiak, Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Agim Hysi.

Hysi ka mbajtur postin e Zv. Drejtorit të SHÇBA prej vitit 2017.

Ai ka patur një karrierë të gjatë e të spikatur në jurispudencë, si Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Gjirokastër si edhe Avokat.

Në vitin 2016 Hysi ka qenë i angazhuar si ekspert për vlerësimin e legjislacionit në kuadrin e Reformës në Drejtësi, ndërsa në vitin 2017 është angazhuar si ekspert për vlerësimin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Procedurës Civile – Komiteti Helsinkit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat