Arrestimet për protestën në Fier, Luan Baci: Rama po hakmerret - Bota Sot
Arrestimet për protestën në Fier, Luan Baci: Rama po hakmerret

Shqipëria

Arrestimet për protestën në Fier, Luan Baci: Rama po hakmerret

Më: 11 mars 2019 Në ora: 10:37
Foto

Arrestime hakmarrëse i ka cilësuar Partia Demokratike procedimin penal të 18 personave për protestën e së shtunës, ku mbeti i plagosur edhe një efektiv policie.

“Rama ka vendosur të hakmerret, ka dhënë urdhër, që të arrestohen, të gjithë qytetarët fierakë, që e degjeneruan dhe i treguan se është i pa dëshirushem, këtu. Është përgatitur lista me rreth 120 persona dhe janë lëshuar si qentë, në çdo lagje të qytetit dhe në zonat përreth, kanë vajtur, deri në Mallakastër, duke arrestuar, persona qe rastesisht jane ndodhur ne Fier dhe i jane bashkuar protestes dhe e akuzojne, per plagosjen e policit”, ka qenë reagimi i kreut të PD në Fier, Luan Baci.

Një ditë më parë u arrestua edhe personi që goditi me gur në kokë efektivin e FNSH-së gjatë protestës së opozitës. Mësohet se ai është punonjës i Bashkisë se Mallakastrës, e cila drejtohet nga Partia Demokratike.

Policia e Fierit e arrestoi 56-vjeçarin nga Ballshi, me detyrë inspektor i Mjedisit. Policia thotë se identifikimi i tij u bë pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...