Kapen me armë e drogë, arrestohen babë e bir - Bota Sot
Kapen me armë e drogë, arrestohen babë e bir

Shqipëria

Kapen me armë e drogë, arrestohen babë e bir

Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:02
Ilustrim

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Fierit, pas një pune hetimore të mirë organizuar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “Befasia”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë babë e bir: A.L, 55 vjeç dhe A.L, 26 vjeç, banues në Patos.

Gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale : 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...