Kuvendi rrethohet me gardh hekuri, nesër protesta e opozitës

Shqipëria

Kuvendi rrethohet me gardh hekuri, nesër protesta e opozitës

Më: 20 mars 2019 Në ora: 14:36
Foto

Opozita do ti rikthehet sërish protestave para Parlamentit, për largimin e qeverisë Rama. Protesta është parashikuar të nisë nesër rreth orës 09:30 përpara Kuvendit.

Ndërkohë policia ka nisur të marrë masat për të forcuar gardhin rrethues të Kuvendit. 
Ndryshe nga herën e kaluar është vendosur gardh hekuri dhe bazamentet janë forcuar me beton.

"Priten rreth 1500 forca policie të jenë të angazhuar" informon gazetari i Tv Ora Besar Bajraktaraj.

Mësohet se gardhi është vendosur nga hyrja e parlamentit deri tek kalaja e Tiranës

Protesta e 16 marsit pati tension dhe përplasje para parlamentit në një moment kur protestuesit tentuan të thynin kordonin e policisë.

Efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat