Shkrumbohet një makinë, dyshohet të jetë përdorur për grabitje

Shqipëria

Shkrumbohet një makinë, dyshohet të jetë përdorur për grabitje

Më: 22 mars 2019 Në ora: 00:41
Makina e shkrumbuar

Një automjet tip Benz është shkrumbuar totalisht në Lezhë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kakarriqit, e se mjeti i djegur është me targa AA 377 KH.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e djegies së mjetit, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Makina e djegur dyshohet të jete përdorur për grabitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat