A do kandidojë Gjergj Bojaxhiu këto zgjedhje për kryetar bashkie?

Shqipëria

A do kandidojë Gjergj Bojaxhiu këto zgjedhje për kryetar bashkie?

Më: 28 mars 2019 Në ora: 09:35
Gjergj Bojaxhiu

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, ish-kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Gjergj Bojaxhiu ishte një nga të ftuarit e puntatës së radhës së “Soiree” me Jonida Shehun.

Shumë pranë mbylljes së emisionit, teksa astrologu Jorgo Pulla po bënte parashikimin lidhur me shenjat e horoskopit u hap tema e zgjedhjeve lokale të këtij viti.

Pyetjes nëse do të ketë një kandidaturë të Gjergj Bojaxhiut për këto zgjedhje, ky i fundit iu përgjigj: “Nuk kam në plan të jem aktiv në politik, por kam disa plane për veten këto zgjedhje!”

Nuk e dimë nëse ky ishte pohim apo mohim, por çështja mbeti e hapur…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat