Balliu i PD-së: Ministri që rrezikon 20 vjet burg bredh nëpër klubet e Tiranës

Shqipëria

Balliu i PD-së: Ministri që rrezikon 20 vjet burg bredh nëpër klubet e Tiranës

Më: 6 prill 2019 Në ora: 20:14
Klevis Balliu

Nga protesta e banorëve të Astirit, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka sulmuar ish ministrin e Mbrojtjes, Saimir Tahirin. Balliu është kapur me një video të shpërndarë sot në media ku Tahiri dukej teksa këndonte me mikrofon në dorë në një lokal në Tiranë.

Për këtë video Balliu ka thënë se "Tahiri në vend që të merrej me avokatin e tij për shkak se rrezikon 20 vjet burg, kërcen në klube dhe harxhon paratë e krimit".

" A e patë sot videon. A kishte gjë më të turpshme sesa ajo video që u shpërnda në rrjetet sociale. Një njeri që akuzohet për drogë, një njeri i cili rrezikon 20 vjet burg bredh nëepër lokalet e natës. Sepse e di se nuk do dënohet. Sepse e di se nuk vendos drejtësia. Tahiri e di se e ka ne xhep Edi Ramën dhe e di se nuk do burgoset. Si një njëri që rrezikon për tu futur në burg gjen kohë për tu hedhur në klubet e natës. Në vend që të merrej me avokatët del dhe i po shpenzon lekët e bërë me drogë. Drejtësi këtu nuk punon." ka deklaruar  Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat