Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas grabitjes së një autoblindi që transportonte paratë e disa bankave të nivelit të dytë, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, pasditen e sotme.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kjo është grabitja e dytë e bandave e partisë, ndërsa më tej shton se paratë e grabitura, në traditën e njohur do përdoren për fushatën elektorale të ardhshme.
Reagimi i plotë:
Bandat e partise grabisin per se dyti miliona euro ne pisten e avioneve te aeroportit me te pasigurte ne bote, pra te Rinasit.
Grabitesit e armatosur moren te gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar qe do ngarrkoheshin ne avion. Rojet e armatosura private qe shoqeronin mikrobuzin me arka me para dhe rojet e aeroportit ben sehir!
Hajdutet me automjetin me arkat e plaçkitura qe permbanin miliona euro u zhduken ne drejtim te paditur. Nderkohe afer Fushe Krujes policia ekzekutoi besohet njerin nga banditet.
Parate e grabitura, ne traditen e njohur do ti perdorim per fushaten elektorale te ardhshme. sb