Eksperti Krenar Ahmeti në studion e emisionit “Tempora” në RTV ora u shpreh se linja ajrore ku sot u realizua grabitja në Rinas nuk ka asnjë aksident që prej ditës së krijimit dhe operimit të saj.
Ahmeti: Është e vetmja linjë në botë, që nuk ka asnjë akident. Linja në fjalë që sot është grabitur nuk ka asnjë aksident.
Nuk dua t'i bëj reklamë, por ata janë me sekond, ata janë me kronometër.
Meço: Dhe ndodh në Shqipëri, pikërisht në ditën e vizitës së zotit Palmer. Ironia e fatit nuk mund të bënte dot spektakël më të madh se ky.