FMN vlerësime për ekonominë shqiptare: Do të përshpejtohet deri në 2024

Shqipëria

FMN vlerësime për ekonominë shqiptare: Do të përshpejtohet deri në 2024

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:46
Ilustrim

“Rritja ekonomike e Shqipërisë do të përshpejtohet lehtë në horizontin afat-mesëm, deri në vitin 2024”.

Ky është projeksioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili bën parashikimin mbi treguesit ekonomik, ku vëren një përshpejtim të ekonomisë shqiptare në vitet në vijim.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me 3,7% në vitin 2019.

Në raportin e publikuar një ditë më parë mbi “Pasqyrën Ekonomike Globale”, FMN ka rritur vlerësimin për ekonominë shqiptare në 2018-n, nga 4% në 4,2%, ndërsa ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për 2019-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat