Rama: “Peshqit e mëdhenj’ u spastruan nga vetting-u

Shqipëria

Rama: “Peshqit e mëdhenj’ u spastruan nga vetting-u

Më: 11 prill 2019 Në ora: 11:35
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë për vijimin e reformave në vend, kryesisht asaj në drejtësi, nga foltorja e Kuvendit, ku u shpreh optimist në raportin e KiE për celjen e negociatave.

Rama foli edhe për arrestimet e të shumë përfolurve si ‘peshqit e mëdhenj’ për të cilët tha se i ka kapur reforma, duke i përjashtuar nga sistemi përmes procesit të vetting-ut.

“Ajo që mund të bëjmë ne është të vazhdojmë të këmbëngulim në jetësimin e reformave, në kryerjen e detyrave jo sepse i kërkon Brukseli, por sepse është e vetmja rrugë për të ndërtuar një shtet funksional në parametrat e një vendi anëtar të BE. Sot ne jemi në një moment të rëndësishëm zhvillimi të zbatimit të ref në drejtësi. Është një reform kyçe e luftës sistemike me korrupsionin dhe kujt është mësuar të flasë e recitojë përmendësh edhe në hapësira të ndryshme për ‘peshq të mëdhenj’ i duhet dhënën një përgjigje.

Ç’lloj peshqish janë ata që sot janë përjashtuar nga sistemi drejtësisë të vegjël ? Ç’lloj peshe kanë patur mbi shpatullat e këtij vendi dhe sa e kanë ndihmuar në luftë me krimin e korrupsionin përgjigja është e qartë : jashtë zakonisht shumë duke vendosur precedent të rrezikshëm që janë kthyer në normë, sot jemi ende larg së qeni aty ku po shkojmë, por jemi shumë larg nga pika ku i nisëm. Janë mbi 60 prokurorë e gjyqtarë të përjashtuar nga sistemi, një lehtësim i madh në ndërtimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Është krijuar baza për krijimin së shpejti të SPAK. Reforma në drejtësi është pa kthim, do vijojë intensivisht dhe Shqipëria do të nisë të ndjejë rezultate të prekshme. U duhet thënë se vetting është një anë e medaljes dhe përjashtimi nga sistemi është vetëm njëra pjesë e një historie që do të vijojë me institucionet e reja të drejtësisë, ku një pjesë e atyre që janë përjashtuar do kthehen për t’u ndëshkuar. Gjithë ajo pasuri s’mund të mbesë pa u hetuar, për t’i shkuar deri në fund procesit. Shqipëria ka një problem që nuk është krijuar sot, por po adresohet si asnjë herë më parë me korrupsionin. Është luftë për modernizimin e shtetit. Kërkon kohe dhe durim të madh e këmbëngulje, pasi nuk mjaftojnë hetimet e ndëshkimet e përditshme, por vendosja në system e mekanizmave për ta bërë të pamundur korrupsionin për qytetarët”-u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat